Të reja nga Renato Mekolli

By

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli kohë më parë paralajmëroi një program të ri, dedikuar fëmijëve.

Megjithatë, duket se Renato këtë plan e ka anuluar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë shefi i kuzhinës përmes një postimi në Instagram.

Ai në të, ka shfaqur punimet në studion gjigante të ‘Hell’s Kitchen 2’ që nis nga muaji Tetor në Top Channel.

Kanë qenë pikërisht angazhimet në sezonin e dytë të programit të gatimit ato që kanë pamundësuar programin për fëmijë i cili do të vijë në një kohë tjetër. /Prive.al

View this post on Instagram

Hell’s Kitchen Albania 2 Jeni gati? Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë te parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje Reality Show gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po 😉 Dhe të dashur miq, përsa i përket emisionit të fëmijëve, nuk do të fillojë këtë kohë, ashtu siç ju kisha premtuar, për shkak të punës gjigande që po bëhet për Hell’s Kitchen, por do të fillojë në një moment më të vonshëm. Deri atëherë, ju përqafoj të gjithëve 🤗 Për të reklamuar biznesin tuaj në Hell’s Kitchen më kontaktoni në inbox 📨 ☺️

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Artikuj të ngjashëm