Ata erdhën në jetë dje, janë vëlla e motër dhe janë tejet të lezetshëm.
Bebushët e këngëtarit Albatrit Muqiqi, i dhanë atij sërish epitetin baba, ndërsa vogëlushët që u lindën të mërkurën janë shëndosh e mirë.
Elia dhe Erald Muqiqi, janë gëzimi më i ri në familjen e njohur të artistëve, ndërsa një imazh i tyre u publikua sërish në rrjetet sociale.
Është motra e Albatritit Biona ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të nipërve të saj që qëndrojnë pranë njëri tjetrit e janë ende në spital.
Përndryshe, Albatriti dhe gruaja e tij Egzona, tashmë kanë edhe një vajzë 2 vjeçare të quajtur Amelia. /Prive.al