Këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna në muajt e fundit të pritjes së ëmbël të shtatzënisë kohën e ka me shumicë të lirë.
Larg prej koncerteve e paraqitjeve publike në forma të tjera, ajo po merret kryesisht me veten e saj e të jetuarit shëndetshëm.
Por, Tuna nuk po i ndahet as personit të zemrës, Patrisit i cili si zakonisht zhvillon aktivitetet e përditshme.
Sonte, këngëtarja ka qenë në pjesën e audiencës të një prej performancave të Filharmonisë së Kosovës ku Berisha është pjesë e instrumentalistëve.
Shumë krenari për personin e zemrës, pa dyshim! /Prive.al/