Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe njerëzve në tapetin e kuq të Met Gala.
Artistja nga Kosova e kishte të veshur një fustan të modës së lartë Chanel të vjeshtës 1992 nga Karl Lagerfeld, i cili fillimisht ishte veshur në pasarelë nga Claudia Schiffer.
Fustani tregon aftësinë e Lagerfeld për të krijuar dizajne të përjetshme.
Kujtojmë se Met Gala, ose Met Ball, i quajtur zyrtarisht Gala e Institutit të Kostumeve ose Përfitimi i Institutit të Kostumeve, është një gala vjetore për mbledhjen e fondeve që mbahet për të mirën e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York City.