Sezoni veror nuk ishte i zakonshëm për artistët shqiptarë këtë vit por pavarësisht këtij fakti, angazhimet nuk kanë munguar.
Një prej emrave të rinj më aktiv ishte këngëtarja e suksesshme Melinda.
Kjo e fundit publikoi disa projekte që u shndërruan në hite, me “X5” si të freskëtin në bashkëpunim me Gjikon.
E pas një sezoni dinamik, pushimet janë të mirëseardhura.
Duke shfrytëzuar motin e mirë që po merr edhe në këtë mes shtatori, Melinda po i mbushë bateritë në jug të Shqipërisë.
Në super-formë, këngëtarja ka marrë vëmendjen e të gjithëve në postimet e bëra në Instagram. /Prive.al