Të gjitha u lansuan në të njëjtën kohë! Cila nga këngët e reja u dëgjua më shumë?

By

Tri këngë të cilat ka ditë që janë përfolur për publikim, janë lansuar mbrëmë.

Emra top të muzikës shqiptare të momentit si Mozzik e Loredana, Elvana Gjata e Ardian Bujupi dhe Butrint Imeri, kanë publikuar këngët e tyre të paralajmëruara ditë më parë.

Të gjitha këto këngë u lansuan pak para mesnatës, duke hyrë ndoshta pavetdijshëm në një garë ‘artistike’.

Loredana e Mozzik lansuan këngën e tyre në gjuhën gjermane, por edhe në shqipe “Eiskalat” derisa Elvana Gjata dhe Ardian Bujupi, lansuan këngën “Meine Liebe”.

Edhe Butrint Imeri publikoi duetin e tij me artistin zviceran Nemo, të quajtur “Dream Girl”.

Më e klikuara në mesin e tri këngëve që dolën mbrëmë, është kënga e Mozzik dhe Loredanës me 491,902 klikime në Youtube.

Më pas vjen Imeri me 411,477 në mëngjesin e sotëm, derisa shumë më larg mbeten Elvana dhe Bujupi me 139,524 klikime. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm