Gjidhënia është një vendim shumë personal për nënën e që zakonisht njerëzit kanë opinione shumë të forta për këtë çështje.
Gjidhënia jo vetëm se i ofron foshnjës të gjitha nutritientët e nevojshëm për zhvillim, ajo krijon edhe një atashim të sigurtë gjë që luan një rol të madh në psikologjinë e foshnjës.
Gjidhënia në publik është kritikuar mjaft gjatë nga shoqëria, e në shumë shoqëri të botës janë organizur fushata vetëdijësuese se gjidhënia nuk duhet të ketë asnjë konotacion tjetër të ndërlidhur më të, përvec se një nënë duke ushqyer foshnjën e saj.
Edhe të famshmet shqiptare kanë mbrojtur këtë kauzë, një ndër to Emina Çunmulaj ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke e ushqyer me gji vajzën e saj dhe promovon gjidhënien, meqë Eminën e ndjekin shumë nëna në Instagram.
Edhe moderatorja e famshme Elita Rudi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në Instagram ku shkruan, “Nëse gjidhënia ime të ofendon, ndjehuni i lirë të vendosni një batanije në kokë. Është e drejtë e fëmiut tim të ha!!”
Edhe Diellza Kolgeci është një nënë e një vajze të cilën e ushqen me gji. Këtë ajo e bëri të ditur duke postuar një foto momentin kur po ushqente foshnjën e saj në Instagram.