Reperi i famshëm amerikan P Diddi dhe vajza 22 vjeçare e komedianit Steve Harvey, janë parë bashkë në New York City të mërkurën mbrëma dhe kësaj here, kishin përshtatur edhe veshjet duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit rreth thashethemeve për një romancë dashurie.
Diddy dhe Lori Harvey po sorollateshin bashkë në lagjen SoHo rreth mesnatës, ndërsa bukuroshja ishte shumë e buzëqeshur ndërsa 49 vjeçari Diddy po i qëndronte pas.
Në anën tjetër sipas burimeve të TMZ, dyshja nuk ishin një çift mirëpo Lori është vetëm mike e familjes, megjithatë dyshja janë parë bashkë edhe në pushime në Malibu javën e kaluar e edhe në Miami në muajin mars.
Kurse Lori po ashtu, kishte një lidhje romantike me djalin 25 vjeçar të Diddy’t, Justin Combs! /Prive.al