Tayna u kritikua për publikimin e bamirësive nga Olti Curri, Fifi i del në mbrojtje!

By

Pasditen e djeshme, reperja kosovare Tayna, publikoi një fotografi nga bagazhi i automjetit të saj, të cilin e kishte mbushur përplot me ushqime, për t’ua dërguar familjeve në nevojë, në shenjë solidarizimi për muajin e shenjtë të myslimanëve, Ramazanin.

Mirëpo, gazetari Olti Curri, e ka kritikuar këtë veprim të sajin, duke u kundërpërgjigjur në Instagramin e tij!

Image result for olti curri

“O Tayna, na i solle zorrët në fyt që publikon këto bamirësitë. Për 50-të euro Pazar, shkon bën story tjera, kujton se do i japin titullin shenjtore “Nënë Tayna”, shkruante Curri.

Në anën tjetër, Fifi, njëra artistet që ka edhe këngë “Diss” me reperen, i ka dalë në mbrojtje koleges së saj, pavarësisht se mund të kenë pasur ndonjë mosmarrëveshje aty këtu!

Image result for fifi kengetare

“Desha e s’desha unë, kjo cika është influencuese. 10-të veta më shumë po të dalin sikur kjo, bota bëhet më e mirë. Pastaj a i ka harxhuar 50-të euro apo 5-së euro, kjo ka bo diçka, e ti rrin e flet”, është kundërpërgjigja që ka marrë Curri nga Fifi, e cila e ka ripublikuar deklaratën e Currit në Instagramin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm