Tayna sqaron ‘blerjen’ e ndjekësve në Instagram

By

Rep-artistja e njohur, Tayna, shpesh herë është akuzuar për blerje të ndjekësve në Instagram, pasi ajo numëron më shumë se 400 mijë në këtë rrjet social, dhe këtë numër e arriti për një kohë shumë të shkurtë.

Por, këngëtarja ka vendosur të bëjë një postim me anë të cilit tha se nuk e ka blerë asnjë ndjekës edhe pse dikush ia nisi 10 mijë.

Ajo për pak minuta e mbylli llogarinë duke e kthyer në ‘privat’ për këtë arsye.

Më poshtë mund ta lexoni atë çfarë shkroi Tayna… (lajmi vijon nën foto…)

Kujtojmë që reperja e re u bë e njohur me hitin ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom, këngë kjo e cila numëron më shumë se 22 milionë klikime.

Më pas, artistja erdhi me ‘Shqipe’ një tjetër sukses që i solli asaj famë akoma më shumë e duke vazhduar me ‘Fake’ që e nxori së fundmi.

Tayna ka njoftuar se po punon për projektin e ri por nuk e bëri të ditur titullin e as nëse kënga do të jetë në bashkëpunim, pasi ka pasur thashetheme se ajo po punon me Ledrin për një të re./Prive.al

Artikuj të ngjashëm