Tayna reagon ashpër kundër eurodeputetit francez!

By

Deputeti francez i Parlamentit Evropian, Nicolas Bay, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, ka sulmuar Kosovën duke ecur nëpër qytetet e saj. Bay qëndroi tre ditë në Ballkan, konkretisht në Serbi dhe Kosovë, ku vizitoi edhe disa monumente kulturore dhe historike në vend, nga të cilat nisi një propagandë të fuqishme kundër Kosovës.

Me mbi 21 postime në tri ditë, ai e ka quajtur Kosovën “djepin e Serbisë”, dhe objektet kulturore, fetare dhe historike si pjesë e këtij vendi por të pushtuar nga shqiptarët.

Në “Tweet”-in e tij të fundit, me disa fotografi të publikuara nga manastiri i Graçanicës, ai thotë se përkundër “pushtimit të shqiptarëve”, ky vend mbetet i shenjtë dhe mundëson Serbët të rrënjosen në identitetin e tyre.

Manastiri i Graçanicës është një ndër më të rëndësishmit për ortodoksët. Përkundër pushtimit shqiptar, ky vend i shenjtë u mundëson serbëve të rrënjosin në besimin dhe identitetin e tyre. Një xhevahir i qytetërimit tonë”, shkruan ai në fotot e publikuara.

“Disa do të na bëjnë të besojmë se Kosova është një territor i aneksuar Serbisë: nuk është kështu. Kosova është zemra e kombit serb. Është djepi historik i Serbisë”, kështu e nis ai postimin e radhës në Twitter. nga manastiri ku i drejtohet me një video mbi 103 mijë ndjekësve të tij në Twitter.

Këto deklarata nxiten reagime të shumta, e në mesin e tyre edhe të artistes Tayna.

Artistja përmes një postimi në Instagram, kërkoi nga eurodeputeti ta mësojë historinë pasi sipas saj truri i eurodeputetit është shpërlarë.

“Kosova është Kosovë dhe nëse diçka tjetër Kosova është Shqipëri. Kosovarët janë Ilirë dhe Pellazgë, keni dëgjuar ndonjëherë për ta? Nuk më kujtohet që serbët të ishin në Ballkan në atë kohë meqenëse ju dini shumë për ta. E kam fjalën për vitin 400 para Krishtit ose shekullin e 12-të para Krishtit. Mësoni historinë zotëri, sepse truri juaj është shpërlarë”, shkroi ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm