Labinot Tahiri ia kthen fansit të tij bakshishin prej 1500 € për këtë arsye

By

Një nga altruistët më të mëdhenj në Kosovë është Labinot Tahiri i cili së fundmi ishte edhe më një koncert jashtë vendit.

Ai numëron fansa kudo që flitet shqip dhe mbrëmja e tij muzikore ishte stërmbushur nga mërgimtarë që e adhurojnë këngëtarin.

Një nga fansat e tij madje i hodhi këngëtarit edhe një bakshish të majmë prej 1500 eurove, të cilat këngëtari më pas ia ktheu mbrapsht.

“Një rast ku gurbetqari m’i dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona, pra mjafton që vini nëpër mbrëmje! Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun”, shkroi artisti në një postim në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm