Tayna, prurja e re në estradën shqiptare që po depërton fuqishëm

By

Skenës muzikore shqiptare së fundmi i janë shtuar këngëtare që eksperimentojnë përtej të zakonshmes,

Në një zhanër më ndryshe ka ardhur edhe Tayna, e cila dy ditë më herët publikoi bashkëpunimin ‘Columbiana’ me Don Phenom nga TBA.

Kënga ka arritur të pëlqehet relativisht shumë mes ndjekësve duke arritur edhe një shifër të konsiderueshme të shikimeve.

Por, kjo nuk do jetë e tëra! Ende pa shijuar suksesin e nisjes së mbarë, këngëtarja në fjalë do i përvishet punës në një varg projektesh të reja, falë edhe kompanisë ‘Friends’ nën menaxhimin e së cilës është në këtë rrugëtim të karrierës.

Producenti Cricket që njihet për dhjetëra hite për artistët shqiptarë, mes tjerash Era Istrefi, Argjentina Ramosaj, Elinel, Lindon e Albatrit Muqiqi duket se do ketë goxha punë për këngët e reja, për të cilat na mbetet të presim në muajt në vazhdim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm