Tayna nisi aksionet e bamirësisë dhe ja çfarë i thotë Emina Çunmulaj

By

Reperja kosovare Tayna ka nisur aksionet e bamirësisë duke e pranuar sfidën nga një komedian kosovar, për të blerë ushqime për një familje të varfër.

Ajo e tregoi këtë përmes Instagramit, ku e publikoi një fotografi të sajën me dy karroca të mbushura plot me gjëra ushqimore.

Në postimin e saj, madje ajo nominoi edhe reperet e tjera në mënyrë që të ndihmojnë të varfrit.

Ndërsa në mesin e shumë komenteve e fjalëve miradie që ka marrë Tayna, ishte edhe një koment i modeles së njohur shqiptare Emina Çunmulajt.

“Bravo Tayna. Herën tjetër do të të marr me vete në Fundjavë Ndryshe”, ka thënë ajo në komentin e saj, derisa Tayna i përgjigjet se do shkonte me kënaqësi. /Prive.al



Artikuj të ngjashëm