Juli tregon në detaje si u prangos në Shtërpcë dhe pse e mbyllën në qeli (VIDEO)

By

Juliana Nura, ish-banore në Big Brother VIP Kosova, ka treguar në detaje se si u prangos nga policia në ditën e Pavarësisë.

Ajo ka zbuluar në “Kosova today” se derisa po shkonte në Brezovicë ku ishte e ftuar për një fjalim motivues, është ndaluar nga policia.

Siç tha ajo, pjesëtarët e policisë ishin të nacionalitet serb, të cilët edhe e kanë prangosur atë dhe e kanë dërguar në një qeli brenda stacionit të policisë në Shtërpcë.

“Vendosa të shkojë në Brezovicë dhe pak pa arritur lart, më ndaluan disa policë të veshur me uniformën e policisë së Kosovës të nacionalitetit serb. I përshëndeta, por ky person nuk ma ktheu përshëndetjen. Më tha ndaloje makinën, nuk e kuptoja mirë sepse fliste serbisht. Mora telefonin për ta kontaktuar personin që më kishte bërë ftesë, dhe polici vjen e ma merr telefonin nga dora dhe ma hodhi. Në atë moment, i thash ‘a je normal ti?’. Pastaj ky polic ma vendosi dorën tek fytyra ime dhe më tha ‘të shqyej’”, u shpreh Juli, njofton Klankosova.tv.

Ndiqni më poshtë rrëfimin e saj të plotë se si doli ajo nga qelia dhe a e ka raportuar rastin.

Artikuj të ngjashëm