Këngëtarja kosovare Tayna, ka ndërmarrë një aksion humanitar për t’i ndihmuar familjet në nevojë.
Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi ku shihet me dy karroca pazari, pasi që ka blerë ushqimet bazike për një amvisëri.
Tayna ka pozuar para karrocave të mbushura plot, dhe ka bërë një deklaratë në profilin e saj në Instagram, ku ndër të tjerash nuk ka dashur asnjëherë t’i bëjë publike këto gjëra, megjithatë ka një arsyetim se pse e bëri kësaj here.
“Kurre nuk kom pas deshire m‘i bo publike ndihmat qe i kom bo,po meqe u krijua ky challenge atehere mendoj se mesazhi qe percjell mund te influencoj edhe njerzit e tjere qe kane mundesi sado pak te bejne nje gje te tille. Ndihmo jo vetem tani me rastin e sfides,por sa here te mundesh! ❤️ Nominoj te gjitha rap-artistet e tjera”, ka shkruar Tayna. /Prive.al