Tayna së fundmi ka theksuar në llogarinë e saj në Instagram se ngjyra e kuqe nuk mund të mungojë në paraqitjet e saj, qoftë edhe si një detaj i vogël.
Në postimin e saj të fundit në Instagram ajo na kujton stilin e viteve të 2000-ta të këngëtares së famshme Christina Aguilera.
Me flokë biond e me pantallona të kuq lëkure ajo po kanalizon stilin e mëhershëm të këngëtares.
Kujtojmë që projekti i fundit i reperes ishte bashkëpunimi me Mozzik, “Edhe ti” që u publikua para një muaji, e që numëron më se 17 milionë klikime në Youtube. /Prive.al