Mark Zuckerberg sapo njoftoi versionin fillestar të Threads, një aplikacion i krijuar nga ekipi i Instagram për ndarjen e përmbajtjes tekstuale. Threads ofron një hapësirë të re, të veçantë për përditësime në kohë reale dhe biseda publike – dhe vjen si një rival i Twitter.
Aplikacioni apo platforma ka nisur të krijojë bazë përdoruesish edhe në vendit tonë dhe më e fundit që iu bashkëngjit ishte edhe Tayna.
Kështu ka njoftuar artistja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.
“Mezi e mësova TikTok-un tash edhe këtë”, ka shkruar Tayna në postimin e saj të parë në Threads.