Në një kohë relativisht të shkurtër, ajo mori famën e madhe në tregun muzikor shqiptar.
Taynas iu desh një këngë për t’u bërë kryefjala e verës.
Ritmin e mbajti edhe me projektet pasuese por duket se këngëtarja është gati për një tjetër hap të madh në karrierën e saj.
Tayna është në tentativa për të nënshkruar me Sony Ultra Music, label-in në të cilin kishte nënshkruar kohë më parë, Era Istrefi.
Burime kanë rrëfyer për Prive.al që menaxhmenti i Taynas rreth një muaj më parë ka refuzuar ofertën e parë e cila megjithatë ka kapur shifër milionëshe.
Një postim i menaxherit Rinor Hykolli, bërë sonte në shkallët e UltraMusic është një tjetër paralajmërim se negociatat po vazhdojnë.
Momentalisht, na mbetet të presim… /Prive.al