Taylor Swift është zyrtarisht miliardere

By

Taylor Swift tani zyrtarisht është një miliardere.

Këtë e ka treguar një analizë e Bloomberg.

Aty thuhet se vlera totale neto e këngëtares tani është në 1.1 miliard dollarë, falë një turneu që e ndihmoi atë në rritjen e ekonomisë amerikane këtë verë.

Bloomberg tha se Swift është një nga të paktat artiste që ka arritur atë status bazuar vetëm në muzikën dhe performancën e saj.

Swift ka dominuar jo vetëm arenat me madhësi Super Bowl, por edhe kinematë lokale. Në fundjavën e hapjes, filmi i koncertit të këngëtares pop, “Taylor Swift: The Eras Tour”, fitoi rreth 96 milionë dollarë në arkat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke e bërë atë filmin koncert më fitues brenda vendit për një fundjavë hapëse./Prive.al

Artikuj të ngjashëm