Taylor Swift e vetmja artiste në histori që arrin këtë

By

Taylor Swift është bërë artistja e parë në histori që ka fituar çdo vend në top 10-shen e listës së këngëve në SHBA.

Ajo ia kalon Drake, i cili mbante rekordin e mëparshëm prej nëntë 10 single-ve më të mira në shtator 2021. Para tij, Beatles shënuan tetë top 10 në 1964.

Dominimi i Swift-it është falë albumit të saj të fundit, Midnights, i cili është bërë publikimi më i shitur i vitit 2022.

“10 nga 10 nga TOP 100??? Në albumin tim të 10-të??? Jam pa fjalë”, ka shkruar ylli i popit në Twitter.

Ajo mori vendin e parë me këngën “Anti-Hero”, refreni i të cilit “Jam unë. Përshëndetje! Unë jam problemi, jam unë”, është kthyer shpejt në një trend të Tik Tok.

Pjesa tjetër e top 10 përfshin këngët e albumeve si Lavender Haze, Maroon, Snow On The Beach, Bejeweled dhe Karma. /Prive.al

Taylor Swift's Top 10 singles. .  .

Artikuj të ngjashëm