Tash e tutje jo vetëm Motrat Mustafa! Arditi, emri i ri në skenë nga familja

By

I kanë dhënë shumë muzikës popullore ndër vite dhe ritmin e punës nuk e ndalin akoma.

Fjala është për motrat Mustafa që po i rezistojnë kohës duke arritur të sjellin vazhdimisht projekte të suksesshme.

Por, pasioni për muzikë po transmetohet jo vetëm tëk vajzat por edhe tek djemtë e familjes.

Djali i njërës prej motrave Mustafa, Kumrijes, ka debutuar në skenën muzikore ditën e sotme me projektin ‘Veq na dy’.

Për këtë krijim muzikor, të parin në karrierë të Arditit është përkujdesur Florent Boshnjaku teksa XL Films është përkujdesur për videoklipin.

Shumë suksese për të parin djalë nga familja që debuton në muzikë. Urimi më i mirë, pa dyshim se do ishte që t’i shkojë rrugëtimi në karrierë si tezeve. /prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm