Capital T zbulon listën e plotë të albumit: Befason me duetet!

By

Capital T mbrëmë ka publikuar listën e plotë të këngëve të albumit “Skulpturë”.

Tashmë dihen të gjitha pesëmbëdhjetë këngët e zbulohen edhe bashkëpunimet surprizë.

Përpos “Bishë” me VigPoppa dhe “Mi amor” me Mente Fuerte për të cilat kishte treguar në intervistën e fundit në Prive, Kapo zbuloi dhe një tjetër duet, atë me shqiptarin e famshëm në Gjermani Dardan. Dyshja është bërë bashkë për projektin “Love Love”.

Përpos këtyre, do të jenë edhe disa këngë solo si “Demons”, “Cosa Nostra” me Pronto Dinero, “Fjalt e nanës” dhe “S’kthena”.

Të gjitha do të lansohen në platformat online me 1 tetor./Prive.al

Artikuj të ngjashëm