Prej disa kohësh, televizioni publik është në reforma rrënjësore të cilat kanë ndikuar në ndryshime thelbësore brenda strukturës së tij.
Javë më parë u bë e ditur që nga data 31 mars 2022 nuk do të vazhdohen sipas deklarimeve zyrtare rreth 180 kontrata mbi vepër.
Në këtë grup hyn edhe prezantuesja e njohur, Kaltrina Mikushnica.
Duke e marrë me sportivitet, ajo përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se tani e tutje është “e papunë”.
“Tretman pas tretmani, kam me iu lodhë sidomos pas muajit mars sepse jam e papunë. Unë bëj pjesë në kontratat me shërbime në RTK që i kanë ndërprerë rreth 300 kontrata. Nuk dyshoj për asnjërin prej tyre sepse shumica kanë gjetur vende të tjera të punës sepse kanë qenë të jashtëzakonshëm në punën e tyre por nuk e di ku ia kanë qitë fundin [menaxhmenti] kësaj pune. Do pushoj për disa muaj, ndoshta hy në punë në ordinancë pediatrike” – ka deklaruar Mikushnica.
Prezantuesja ka moderuar një format me intervista dhe muzikë të titulluar “Dy ditë” që transmetohej në televizionin publik fundjavave.
Kaltrina besohet që nuk do të mungojë gjatë, si një figurë e dashur për publikun. /Prive.al