Dasmat në ambient të hapur gjithnjë përbëjnë sfidë në vete jo vetëm për stafin organizues por edhe për vetë çiftin.
E kur një dasëm vendoset të bëhet në lokacione të tilla në javët e fundit, gjërat vetëm se mund të komplikohen edhe më shumë.
Sytë drejt qiellit i kanë edhe Marina Vjollca dhe Getoar Selimi që mbrëmjen e sotme kanë momentin e veçantë të kurorëzimit të dashurisë.
Pas disa ditëve me vranësira e reshje atmosferike, ‘Story’ në Shqipëri publikoi dje fotografi nga vendi i dasmës ku përgatitej një tendë e madhe për t’i bërë ballë shiut.
Sidoqoftë, duket se çifti do ja dalin pa shumë problem.
Projeksionet meteorologjike janë goxha optimiste për sonte meqenëse zonat me presion të ulët atmosferik që sjellin reshje janë larguar dhe i gjithë gadishulli Ballkanik pritet të ketë mot të kthjellët me temperatura që në Gjirin e Lalëzit saktësisht gjatë ditës do e kalojnë shifrën prej 30 gradë celcius.
Ndryshe, dasma e sotme pritet të mbledhë në një vend rreth 300 persona nga familjet e dyshes, sfera e artit dhe politikës me krerë institucionalë që siç merr vesh Prive kanë pranuar ftesat nga Getoari. /Prive.al/