Sylvinho pajiset me pasaportë shqiptare!

By

Trajneri i skuadrës kombëtare të futbollit, Sylvinho, është zyrtarisht qytetari më i ri i Shqipërisë.

Lajmi për pajisjen e tij me pasaportën shqiptare, është bërë i ditur gjatë Samitit të Diasporës, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë.”- deklaroi Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Teksa bëri falenderimet e tij, Sylvinho u shpreh se ndihet shqiptar puro. Trajneri i kuq e zinjve mori gjithashtu edhe vlerësimin “Shqiponjën e Artë”.

“Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares tonë.” – tha Kryeministri Edi Rama, gjatë dorëzimit të çmimit.

Artikuj të ngjashëm