Ky ishte momenti më romantik në ditëlindjen e Ansit (FOTO)

By

Ditën e djeshme, Ansi, djali i këngëtarit Sinan Hoxha dhe Andrra Destanit festoi ditëlindjen e parë në një event me shumë të ftuar e gjithçka të menduar deri në detaje.

E nga festimet, në kohë reale falë postimeve pamë gjithçka por duket që momenti më romantik na kishte ‘humbur’.

Ka qenë Andrra ajo e cila në Snapchat ka postuar foton më të veçantë të mbrëmjes ku shihet teksa shkëmben një puthje pasionante me Sinanin, me Ansin në krah i cili mes dy prindërve duket që vëmendjen e ka tek torta.

Ndryshe, në event të pranishëm ishin shumë fytyra publike si Seldi, Ingrit Gjoni, Vjollca Selimi e çifti Ami dhe Ermal që për disa orë rresht ishin pjesë e një feste që do mbahet mend. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm