Këngëtarja e famshme, Taylor Swift, ka shpallur mbështetjen e saj për Kamala Harrisin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në ShBA, pas debatit të fundit mes Harris -Trump.
Në një postim në Instagram, Swift u shpreh se do të votojë për Harrisin dhe kandidatin për zëvendëspresident, Tim Walz.
Swift e përshkroi Harrisin si një “luftëtare” dhe “udhëheqëse të talentuar”, duke theksuar se Harris përfaqëson vlera që ajo vetë mbështet, si të drejtat e grave dhe LGBTQ+.
Këngëtarja gjithashtu shprehu shqetësime për ndikimin e dezinformimit nga inteligjenca artificiale, pas publikimit të një imazhi të rremë që tregonte mbështetjen e saj për Trumpin.
Swift ka 283 milionë ndjekës në Instagram dhe postimi i saj mori mbi dy milionë pëlqime brenda gjysmë ore.
Ajo gjithashtu inkurajoi ndjekësit e saj të rinj që të regjistrohen për të votuar.