Dyshja Dj Blunt dhe Real 1, kanë vendosur që t’i surprizojnë fansat e tyre. Kështu ata kanë lajmëruar se kanë gati një projekt të ri që do e lansojnë për pak ditë.
Ata nuk e kanë bërë me dije se për çka bëhet fjalë, duke fshehur detajet e duke lënë të nënkuptohet vetëm data e publikimit të projektit.
“Surprizë nga legjendat me 20 prill”, ka shkruar Blunt në profilin e tij në Instagram.
Ata po ashtu kanë paralajmëruar se po e sjellin albumin e ri dhe se çdo muaj do ta publikojnë nga një këngë të re. /Prive.al/