“Sunny Hill Festival” edhe këtë vit mbahet në parkun e Gërmisë

By

Festivali “Sunny Hill”, ashtu si vitet tjera edhe këtë vit do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Kështu kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë pajtuar që edicioni i këtij viti i ‘Sunny Hill Festival’ të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme”.

Gjithashtu në njoftim thuhej se për shkak të kufizimeve të hapësirës në Gërmi, Festivali këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve.

Ky është njoftimi i tyre i plotë në Facebook: /Prive.al

Deklaratë e përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë pajtuar që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme.
Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali.
Sunny Hill Festival zotohet se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë tjera përkatëse, bashkë me Komunën e Prishtinës janë zotuar të ofrojnë mbështetje të plotë për realizimin e një edicioni të jashtëzakonshëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

 

Artikuj të ngjashëm