Në kuadër të koncerteve të parapara në Europë, reperi Don Xhoni së fundmi ka pasur të performojë në Suedi.
https://www.instagram.com/p/CcENkmLsTY5/
Megjithatë, koncerti me shqiptarët e shtetit skandinav nuk është zhvilluar.
Kjo jo për arsye të mospajtimeve me organizatorët, të cilat jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh por për çështje shteti.
Duket se Suedia i ka nxjerrë problem reperit në aspektin e dokumentacionit.
Siç është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, anulimi është bërë shkaku i “lejes së qëndrimit të Don Xhonit në Suedi”.
Reperi i ka kërkuar falje bashkëkombësve teksa është bërë e ditur se të gjithë ata që kanë blerë bileta, do të rimbursohen. /Prive.al