Kanë kaluar vjet e vjet qysh kur grupi Stupcat, ka filluar me krijimtarinë e tyre, duke sjellë në ekranet e publikut, komeditë më të mira e më qesharake.
Aktorët Vedat Bajrami, Osman Azemi e Mensur Sapçiu, janë sinonimi i humorit e i satirës në vend.
Ka për muaj të tërë që po realizojnë serialin komik ‘Egjeli’, që trajton një temë sociale, duke portretizuar nga afër një familje shqiptare, dhe tash po sjellë diçka të re në njërin nga episodet.
Stupcat kanë bërë bashkë ikonat e bukurisë shqiptare, duke mbledhur rreth tyre vajzat që ndër vite fituan kurorën e Miss Kosova.
Besa Gashi – Miss Kosova 2003, Besa Gashi – Miss Kosova 2006, Artnesa Krasniqi – Miss Kosova 2014, Camila Barraza Miss Kosova 2016 e Andina Pura – Miss Earth Kosova 2016, e disa të tjera, do të jenë pjesë e serialit Egjeli në ditët që vijnë. /Prive.al