Mjegulla e ditëve të fundit ka pasuar me shumë barcoleta kryesisht me kryeparlamentarin Veseli dhe gazin lotsjellës që u bë i zakonshëm në kuvend për disa seanca me radhë.
Ndërkaq sot Osmani ka postuar një foto ku bashkë me Vedatin përcjellin një ‘thirrje’ për Qeverinë dhe opozitën.
“Apel. Lusim qeverinë dhe opozitën të gjejnë një gjuhë të përbashkët se na u mbush vendi me gaz lotsjellës’ – ka shkruar ai duke ironizuar me situatën e ditëve të fundit. /Prive.al/