Stresi tregon historinë e tij: Më erdhën policia dhe ma futën automatikun në gojë (VIDEO)

By

Gjatë një bisede me Lugatin dhe Andin, banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi ka thënë se ndihet i thyer nga fjalët e Artanit karshi tij, në një prej netëve Prime.

Rap artisti ka treguar një histori problemi me policinë dhe mënyrën se si ata kishin bastisur shtëpinë e tij, duke e kontrolluar atë dhe familjarët e tij.

“Më kanë ardhur policia në shtëpi, ma kanë futur automatikun në gojë, nënës, motrës e vëllait. Impulsivitetin e kam fatkeqësi, prandaj jam i vrarë akoma nga Artani, pasi që më ka prekur në zemër. Ai nuk mund të luaj me fatkeqësinë time”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm