Stresi sot para gjykatës, do të njihet me masën e sigurisë

By

Stresi, reperi shqiptar që u arrestua nga Forcat e Ligjit në Shqipëri, do të dalë përpara Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Reperi u arrestua më 17 tetor si pjesëtar i një bande që merrej me trafikim narkotikësh dhe krime kundër personit.

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, u arrestua në një hotel në Linzë, ku iu gjet një sasi e vogël kokaine dhe një pistoletë, e po ashtu u raportua se ai ishte nën shoqërinë e një vajze 20 vjeçare e cila është liruar nga policia pas intervistimit, me procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm