Reperi Stresi, dje bëri bujë duke përmendur ish konkurrentët finalistë të Big Brother VIP Kosova 1 derisa po fliste rreth asaj se “kush duhej ta fitonte BBVK, nëse jo ai?” – kësisoj ai përmendi, Vedatin, Artanin e Xhulin – për secilin dha nga një koment.
Për Vedatin tha se “nuk e meritonte ngase kishte broxhe kokaine në Prishtinë”, për Artanin se “nuk e njeh askush”, kurse Xhulin e akuzoi se “prezantoi histori të rreme në BBVK” – kjo e fundit reagoi, duke ia përmendur 30.000 eurot e premtuara përgjatë formatit.
Drama vazhdon sërish – pasi që Stresi ka publikuar përsëri një video, kësaj radhe dedikuar Xhulit, të cilin ai e quajti “Xhylfidane”, teksa shfaqi pranë tij një shumë parash, me të cilat, me ironi e ftoi ish konkurrenten të shkonte e t’i merrte.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon tanimë të publikuar në faqen zyrtare të Prives në Instagram.
View this post on Instagram