Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, u lirua nga burgu 8 muaj pas arrestimit të tij.
Reperi u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë, shkruan mapo.al, transmeton Prive.al.
Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri.
Këngëtari u arrestua pasi ishte nën përgjim prej një viti nga Policia e Tiranës. Po ashtu, pritet të ketë edhe arrestime të tjera, pasi Stresi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin drogë në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë.
Ndërsa mbrëmë në mesnatë, ai ka publikuar një video duke u larguar nga burgu me një rast shumë special.
Stresi feston sot edhe ditëlindjen, ndërsa derisa po dilte nga dyert e qelisë, ai përshëndeti të gjithë gardianët që qëlluan pranë në momentin e lirimit të tij.
“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata mē e mirë qe morra për ditëlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ”, ka shkruar Stresi në Insagramin e tij. /Prive.al