Stresi përkrah Keisin në nismën e saj të re

By

Përkundër probleme të vitit të kaluar, dyshja Stresi dhe Keisi tashmë kanë marrë hapat drejt rikuperimit të martesës së tyre.

Vetëm dje, Stresi postoi një ‘screenshot’ të bisedës telefonike me Keisin, duke lënë të kuptohet se çifti i ishin kthyer rutinës së dikurshme.

Në anën tjetër Keisi postoi në llogarinë e saj në Instagram se po i futet botës së Youtube, duke krijuar kanalin e saj si blogere.

Ajo sot publikoi një video të shkurtër që do i shërbejë asaj si intro për videot e ardhshme që do të ngarkojë në kanalin e saj.

Stresi duke qenë shumë mbeshtetës për nismën e bashkëshortes së tij, publikoi në llogarinë e tij në Instagram një ‘screenshot’ të videos intro. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm