Fituesi i edicionit të parë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, reperi Stresi ka publikuar një video si kundërpërgjigje ndaj Meriton Mjekiqit, pasi ky i fundit e ka cilësuar si “të Shqipërisë”, kur po fliste për triumfuesin e parë të BBVK.
Përmes një videoje të postuar në një storie në Instagramin e tij, Stresi ka bërë disa deklarata bombë edhe për konkurrentët e tjerë të edicionit të parë të BBVK, duke përfshirë, Vedatin, Julianën dhe Artanin.
“Dëgjova Meritonin tha ‘ka fitu ai i Shqipnisë’, pse kush do ta fitonte? Vedati, me borxhet e kokainës? Të fitonte lekët e BBVK e të ç’lyente borxhet e kokainës që ka në Prishtinë. Apo Xhuli me një histori të rreme e me forcën e gruas? Apo ai Artani që se njeh njeri?”, ka thënë Stresi pos tjerash në videon e publikuar.
View this post on Instagram