Stresi dhe Getoar Selimi dikur ishin miq shumë të mirë.
Dy reperët shoqërinë e mbajtën për shumë vite.
Geti ishte adresa e Stresit në Prishtinë, të cilën e frekuentonte shpesh.
Gjërat ndryshuan rrugës dhe mes tjerash, Geti u bë pjesë e diss-ave të Stresit.
“Marre nuk tvjen i thu vetit ma i madhi nven. I dole Ledrit deshmitar ngjyq tash pse be po rren”, thoshte Stresi në projektin “Po foli I fundit”.
Raportit me Getin, Stresi i është kthyer në “Big Brother VIP Kosova”.
“Kam mendu që nuk ka dost më të mirë se Geti, s’ka bre. E kam lënë shpirtin në të. Ama kur kam parë momentet e vëllait, që vëllai…” – është shprehur ai mes tjerash mbrëmë në një bisedë me Xhuli Nurën dhe Getinjon.
Të plotë bisedën e gjeni në vijim. /Prive.al