Stresi flet për krisjen me Keisin

By

I ftuar në NIN së fundmi, Stresi ka folur shumë gjëra rreth jetës së tij.

Padyshim që ai adresoi edhe shumë gjëra për lidhjen e tij më Keisin – një temë mjaft e diskutur në media dhe rrjete sociale.

Ai shpjegon edhe krisjen në marrëdhënien e tyre, që shtyu deri tek ndarja.

Sipas reperit, gjithçka ka qenë një keqkuptim i madh, pas një nate kur Stresi shoqërohej nga 30 djem të tjerë. “Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, ka shpjeguar Stresi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm