Stine baba, ja çka thotë ish e dashura, Roza Lati! (VIDEO)

By

Bashkë dikur përbënin një prej çifteve më të pëlqyera në Shqipëri.

Por, Stine dhe Roza Lati ndanë rrugët kohë më parë duke dëshmuar një shembull të jashtëzakonshëm respekti dhe miqësie edhe pas ndërprerjes së lidhjes së tyre si partnerë kërcimi në ‘Dance with me’ e jo vetëm.

Në po të njejtën linjë të frymës pozitive ka hyrë edhe postimi i fundit i prezantueses.

Në lidhje me lajmin se 35 vjeçari pret të bëhet baba, Roza ka reaguar duke postuar një video në Snapchat ku Nesti është në një prej kanaleve muzikore duke u transmetuar një këngë e tij.

‘E lumtur për lajmin. Urime Nesti’ – ishte diçitura e Rozës në videon në të cilën shijon muzikën e ish  personit të zemrës. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm