Kombëtarja shqiptare ka shënuar mbrëmë fitoren historike ndaj Armenisë duke u kualifikuar për në kampionatin europian ‘France 2016’.
Kjo ngjarje historike do të pasohet sot me një koncert madhështor që do të mbahet në Sheshin Nëna Terezë në Tiranë.
Në këtë event do të performojnë Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi e po ashtu të pranishëm do të jetë edhe ekipi i kombëtares shqiptare.
Ky koncert që fillon nga ora 14.00 do të mbahet nën moton “Kuq e zi je ti”./Prive.al