Sot hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit

By

Sot, në Prishtinë do të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, ku të gjithë pasionantët e librit takohen në një vend.

Ceremonia e hapjes do të bëhet duke filluar nga ora 12:00, në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, sallë e cila sot shërben si hapësirë e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 23-të të librit janë:
– 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit
– 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe
– 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:
– Kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari, ekskluzivisht në Panairin e 23-të të Librit; me praninë e autorit.
– Botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. /Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm