Ajo është e bija e dy yjeve më të famshëm të Hollywood-it, dhe u rrit krah një tjetër ylli filmash, njerkut Kurt Russell.
Dhe Kate Hudson, është përpjekur shumë që t’i impresionojë prindërit e saj, duke mos bërë ndeja e duke mos u rebeluar.
Aktorja ka folur për revistën The EDIT këtë muaj, duke treguar për vitet e adoleshencës.
“Kam qenjë një vajzë e vogël shumë e fokusuar”, ka thënë ajo. “Nuk jam rebeluar kundër prindërve të mi, ngase e doja vlerësimin e tyre”.
“S’kam ardhur kurrë në shtëpi me ndonjë piercing apo tatuazh. Isha shumë e rregullt. Në shkollë të mesme u lazdrova pak, por asnjëherë nuk shkoja në ndejat që organizoheshin dhe kështu, s’isha asnjëherë fëmija më “cool” i klasës”, ka thënë Hudson. /Prive.al