Sot bëhen afro 6 vjet që nga koha kur këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Dr.Flori ndërroi jetë.
17 nëntori i 2014-s ishte një ditë e dhimbshme për të gjithë publikun që e adhuronte muzikën që ai bënte së bashku me djemtë e grupit West Side Family.
Ai ndërroi jetë si shkas i mbidozës, duke lënë kështu prapa familjen, miqtë dhe një karrierë të bujshme.\
Ndërsa në këtë ditë të trishtë, Landi Hysi,i cili ishte miku i tij e ka kujtuar Dr.Florin me disa fjalë emocionuese
Landi ka publikuar në Instagram një foto të këngëtarit dhe e ka shoqëruar me një shkrim prekës, për të treguar se vazhdon ende ta ndjejë mungesën e tij.
“Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, shkroi Landi në një postim të bërë në Instagram.
View this post on Instagram
Si në për cdo rast, edhe miku i tij Ermal Mamaqi e kujtoi në këtë ditë të kobshme.
View this post on Instagram