Nga Sallat e Operas së Hamburgut e Vienës, sopranoja e njohur kosovare Flaka Goranci po rikthehet në Prishtinë.
Goranci e cila për vjet me radhë ishte pjesë e kastës së operistëve të njohur botërorë, do ta mrekullojë me zërin e saj kryeqytetin e shtetit prej nga vjen.
Sopranoja e njohur vjen në Kosovë për të performuar me datën 8-të Tetor, derisa për interpretimin e saj është rezervuar Amfiteatri i Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Ajo do të interpretojë nën tingujt e pianos që luhen nga pianistja Pranvera Hoxha. /Prive.al